Ngreh në krahë ‘fëmijën’ që i solli lulet, pa e kuptuar se ishte burrë (VIDEO)

Ikona e modës njëkohësisht edhe biznesmenia Michelle Mone dje pati një situatë shumë të sikletshme gjatë një konference për sipërmarrësit në Vietman. Në këtë konferencë ishin pjesëmarrës 3 mijë njerëz. Mirëpo asaj iu afrua nje “fëmijë” për ti dhënë një tufë me lule dhe Mone e ngrit atë në krahë dhe e përqafoi. Ajo e mori burrin e vogël në krahë duke menduar se është fëmijë me qëllimin që të bënte një foto me të, por dikush nga rreshti i parë i pjesëmarrësve bërtiti: Ule menjëherë është im shoq. “Ai nuk e pati problem kur e mora në krahë, por u habita nga reagimi në sallë. Më pas vura re se kishte diçka që nuk shkonte: dhëmbët e tij të zverdhur nga nikotina (cigarja)” tha Mone më pas. Pas këtij incidenti, gruaja e 45-vjeçarit i drejtoi një pyetje Mone-së, e cila ishte ende në foltore: A është zakon britanik t’i marrësh hopa ata që të dalin përpara? Pas këtij momenti salla shpërtheu me të qeshura.
Shikoni videon me poshte

Video Link