Ngjyrat e tatuazhit janë kancerogjene

loading...

loading...
Shoqata kombëtare e dermatologëve në Francë kumtoi se tatuazhet, qoftë të përhershme, qoftë të përkohshme, nuk janë të parrezikshme, kurse njerëzit, sidomos të rinjtë, u ftuan që të jenë shumë të kujdesshëm para se të marrin vendim për të bërë tatoo.

Sipas mjekëve specialistë, ngjyrat për tatuazhe përmbajnë metale helmuese siç janë alumini, kobalti, kromi, bakri, hekuri, merkuri dhe nikeli, të cilët mund të bëhen kancerogjen pasi të depërtojnë në lëkurë.

Dermatologët përkujtojnë se këto ngjyra mund të shkaktojnë edhe ekzemën, sarkoidozën e lëkurës dhe sëmundje të tjera apo reagime alergjike (kruarje, skuqje, të ënjtura në vendin e tetovazhës).

Tatuazhi a me ndihmën e kohes paraqet rrezik më të vogël, pasi ajo është ngjyrë natyrale, e cila nuk është fare e dëmshme, por me rastin e tatoos nganjëherë përzihet me substanca toksike, siç është parafenilenediamin, i cili mund të shkaktojë ekzemën, apo reagime alergjike, si dhe njolla të përhershme, paralajmërojnë ekspertët. Me rastin e  tatuazhit , klientët duhet të kërkojnë që të informohen për përbërjen e ngjyrës. Ngjyra duhet të jetë e portokalltë, e kurrsesi e zezë.

loading...