Ngjyra e dyllit të veshit mund të tregojë sa të shëndetshëm jeni: Çfarë ngjyre është dylli juaj?

Dylli i veshit, kjo substancë ngjitëse është tejet e rëndësishme për trupat tanë dhe mund të na tregojë shumë gjëra për shëndetin. Mund t’ju duket si ide gërrditëse në fillim, por herën e ardhshme që i pastroni veshët shikoni se çfarë po del jashtë.

Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë faktin se krijimi i dyllit në vesh nuk është diçka e keqe, por faktikisht krijohet nga trupat tanë me qëllim që të parandalohen bakteret dhe ndyrësirat të futen në kanalin e veshit – pra, kjo “ndyrësirë ngjitëse” i mban veshët tonë të pastër, shëndetshëm dhe funksional.

Çfarë do të thotë nëse ngjyra e dyllit të veshëve tuaj është e verdhë, e lagësht dhe ngjitëse Ky është lloji më i shpeshtë i dyllit që gjendet te të rriturit. Tekstura e lagësht dhe ngjitëse e ndihmon kanalin e veshit të thahet.

Por çfarë nëse ngjyra e dyllit të veshëve tuaj është e zezë dhe e trashë? Stresi dhe shqetësimi mund t’i shkaktojë trupat tanë të prodhojnë më shumë dyllë.

Edhe djersitja e madhe mund të shpie në rritje të prodhimit të dyllit, gjë e cila mund ta bllokojë kanalin e veshit dhe të shkaktojë çrregullime të përkohshme dëgjimi.

Nëse e vëreni se ngjyra e dyllit tuaj është e zezë dhe e trashë, duhet të siguroheni t’i pastroni veshët rregullisht për të shmangur çfarëdo problemi