Ngjarja e shekullit/ Zbulohet ilaçi kundër kancerit të mushkërive. Ja çfarë thonë mjekët

loading...

loading...

Shkencëtarë kanadezë kanë zbuluar ilaçin kundër kancerit të mushkërive. Ai do të jetë në qarkullim brenda gjashtë deri dymbëdhjetë muajsh.

Kështu ka paralajmëruar Igor Stagljar, profesor i sektorit të biokimisë dhe të gjenetikës mjekësore në Universitetin e Torontos, transmeton Koha.net raportimin e medieve kroate.

Ai këtë njoftim e bëri në Konferencën Ndërkombëtare në Split. Siç tha ai, tashmë ka përfunduar studimi trevjeçar i tij.

“Deri tash nuk kam guxuar të flas për këtë, por as nuk kam dashur të them gjë publikisht për diçka që nuk është 100 për qind e sigurt. Por tani mund të them se po dalim me ilaçin kundër formës më të shpeshtë të kancerit të mushkërive”, tha Stagljar.

Bëhet fjalë për kancerin e mushkërive të shkaktuar nga mutacione në proteinën EGFR.

“Ky është një lajm i mrekullueshëm për ata që vuajnë nga kjo sëmundje, prej të cilës çdo vit vdesin 1,6 milionë njerëz”, tha ai.

loading...