Ngjarja e rëndë në Durrës/ Del ekspertiza mjeko-ligjore, ja çfarë e shkaktoi vdekjen e trinjakëve

Tre fëmijë të mitur, 3 vjeç, kanë humbur jetën nga asfiksia pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët. Ngjarja e rëndë u rregjistrua rreth orës 17:30 të pasdites në Durrës, në fshatin Romanat.
Ndërkohë, ekspertiza mjeko-ligjore ka nxjerrë rezultatet e shkakut të vdekjes së tre fëmijëve.

Sipas ekspertizës, trinjakët ishin karbonizuar tërësisht. Kjo ka sjellë edhe vdekjen e tyre të menjëhershme.

Tre të miturit u dogjën duke luajtur me shkrepse, pasi morën flakë perdet e banesës. Ata ndodheshin vetëm në shtëpi atë moment, pasi prindërit kishin dalë.