Nget veturën me një pemë të ngulitur në të (Foto+Video)

loading...

Një ngasëse 54 vjeçare është ndaluar nga policia në Amerikë për një arsye shumë të veçantë

Ngasësit e tjerë të tmerruar fillimisht e kishin raportuar atë tek policia, e këta të fundit dolën në vendin e ngjarjes dhe u habitën nga ajo që panë.

Kamerat e veturave të tyre e kanë regjistruar momentin kur ajo po i jepte makinës me një pemë të madhe të ngulitur në pjesën e përparme të veturës së saj, transmeton Klan Kosova.

Pas marrjes në pyetje, gruaja në fjalë kishte deklaruar se nuk i kujtohej momenti kur ajo ishte aksidentuar me pemën.

Zyrtarët policorë kanë deklaruar se ajo vinte erë alkooli dhe dështoi në testin e vetëpërmbajtjes.

Gruaja e quajtur Christy më pas është arrestuar për ngasje nën influencë dhe duhet të paraqitet në gjykatë në muajin e ardhshëm.

12705596-1100273839996212-1239907012237752889-n

loading...

loading...