Ngatërron shampon e flokëve, ja çfarë i ndodh vajzës (Foto)

36AACC6300000578-3712432-image-a-4_1469707102933-634x358


Herën tjetër kur të lani kokën, hidhni një shikim shampos që po hidhni në flokët tuaj. Një vajzë e re ka treguar se çfarë ndodh nëse dikush në banjë ngatërron shampon me një krem për heqjen e flokëve. Kayla Connors nga Masaçuta, ka postuar në rrjetin social “Twitter” foto të motrës së saj, pasi ka ngatërruar shampon me kremin.
Fotot shfaqin vajzën me flokët e rënë. Siç shihet pjesa e sipërme e kokës është pa flokë, ajo ka vetëm anës veshëve.
Ndërkohë fotografitë kanë marrë rreth 62 mijë pëlqime dhe janë shpërndarë 58 mijë herë. Disa komentues janë shprehur se e gjithë kjo është në një gënjeshtër, pasi motrat kanë përdorur “Photoshop”-in.