Nga fshati ku nuk mund të vdesësh deri tek qyteti i të vdekurve, vende që nuk ua dini ekzistencën

loading...

loading...

Çdo fshat e qytet në botë është unik në mënyrën e tij dhe bën ndryshimin nga të tjerët. Askund nuk mund të gjesh dy qytete të ngjashme. Kjo është dhe bukuria e diversitetit.

Por disa qytete janë kaq të jashtëzakonshme sa nuk do ta besoni se ata ekzistojnë vërtet.

1.Fshati ku nuk mund të vdesësh

Fshati Longyearbyen, Svalbard. Është një fshat jo i zakonshëm ku është e ndaluar me ligj që të vdesësh. Për shkak të temperaturave shumë të ulta dhe klimës me ngricë, trupat e njerëve ngrijnë dhe nuk dekompozohen duke tërhequr kafshët e egra. Fshati ka një varrezë, por ajo nuk është përdorur për rreth 70 vite. Njerëzit e sëmurë, të cilët do të ndahen nga jeta, transportohen në Norvegji me anë të një aeroplani.

2.Fshati ndërmjet dy shteteve

Vende të cilat ndodhen ndërmjet dy shteteve janë një fenomen më i përhapur se sa e mendojmë, por ky fshat është më i pazakonti nga të gjithë.

Busingen am Hochrhein është një fshat gjerman në Zvicer. Ekonomikisht ai është pjesë e Zvicrës por ai administrohet si pjesë e Gjermanisë. Ky është i vetmi fshat gjerman, i cili përdor monedhën zvicerane. Ka dy kode postare : një zviceran dhe një gjerman. Banorët e tij përdorin numra telefoni zviceranë dhe gjermanë. Fc Busingen është e vetma skuadër gjermane e cila luan në kampionatin zviceran.

3.Fshati djallëzor

Shteti i Miçigan , në SHBA,është një vend ku ju mund të gjeni ferrin. Origjina e emrit të këtij qyteti nuk dihet, por duket se banorët e tij janë shumë të lumtur e krenarë për vendin e tyre. Turistët me padurim shkrepin foto të tyret në tabelat “ Mirë se erdhët në Ferr” të këtij qyteti të pazakontë.

4.Fshati austriak në Kinë

Kinezët njihen për aftësinë e tyre për të kopjuar çdo gjë në botë, madje dhe qytete të tëra. Në mënyrë që te vizitojnë një qytet austriak pa patur nevojën për t’u larguar nga vendi i tyre, kinezët kanë ndërtuar një të tillë pikërisht në vendin e tyre. Kështu në Kinë ju mund të gjeni të rindërtuar qytetin austriak Hallstatt.

5.Qyteti i lirë

Slab është një qytet kalifornian i populluar kryesisht nga emigrantë, njerëz të cilët kanë braktisur punën dhe njerëz të cilët nuk kanë asnjë vend tjetër ku të shkojnë. Banuesit e këtij qyteti jetojnë në vagonë dhe barake të improvizuara, pa ujë, elektricitet dhe pa adresë. Në këtë vend nuk ka shërbime publike, taksa apo qira. Ju mund të mendoni se ky qytet është shumë i parehatshëm për të jetuar, por ata qe jetojnë këtu ndihen shumë mirë dhe të lumtur e, madje, e konsiderojnë vendin e tyre si i vetmi qytet i lirë në Amerikë.

6.Qyteti i shpellave

Matmata, një qytet në jug të Tunizisë është një qytet në të cilin shumë banesa nëntokësore barbare kanë mbetur të pabanuara. Në 1970 në këtë qytet filluan ndërtimet në sipërfaqe të tokës, por banorët këtu preferojnë të jetojnë në ndërtesat tradicionale.

7.Qyteti në një çati

I gjithë qyteti Whittier, në Alaskë, ndohet në katin e 14-të të një ndërtese ushtarake. Aty mund të gjeni dyqane, një stacion policie, spital dhe një kishë. I gjithë plani i përqendrimit të popullsisë prej 220 banorëve në një çati erdhi si një përpjekje për ekonomizimin e nxehtësisë meqe klima në këtë vend është shumë e ftohtë gjatë gjithë vitit.

8.Qyteti blu

Muret, dert madje dhe shkallët e qytetit mahnitës Chefchaouen në Marok, janë të gjitha të lyera në blu. Sipas një teorie, qyteti u lye i gjithi në blu nga hebrenjtë që jetonin aty dikur, pasi bluja është një ngjyrë e shenjtë për ta. Tani hebrenjtë janë larguar nga qyteti por tradita mbetet.

9.Qyteti i alienëve

Në 1947 në një anije aliene u përplas pranë qytetit Roswell, në New Mexico. Në fakt, objekti i cili u përpls në këtë qytet është bërë një objekt debatesh të shumta, por që atëherë Rosëell u bë i njohur universaliusht si Qyteti alien.

10.Qyteti në gur

Qyteti setenil se las Bodeges në Sapnjë, tërheq çdo vit një numër të jashtëzakonshëm tursitësh nga e gjithë bota. Kjo për shkak se qyteti është ndërtuar në një shkëmb. Teksa ecën në rrugët e këtij qyteti, mund të shikosh mbi krye tavanin prej shkëmbi i cili duket sikur do të bjerë çdo moment.

11.Qyteti i të vdekurve

Colma është një qytet në Kaliforni në të cilin ndodhen 17 varreza. Në këtë qytet popullata e njerëzve të vdekur kalon atë të të gjallëve. Proporcionet janë 1 me 1000. Qyteti ka qenë i populluar fillimisht vetëm me njerëz të cilët punonin për shërbimet funerale, por që nga 1980-a njerëz nga profesione të ndryshme filluan të zhvendoseshin në këtë vend. Motoja e këtij qyteti është: “Është fantastike të jesh gjallë në Colma!”

loading...