Nga eksplodimet në Bagdad – 12 të vrarë

f1_14irak1363268441

Nga një varg eksplodimesh në qendër të kryeqytetit të Irakut, Bagdad, janë vrarë së paku 12 vetë dhe plagosur  afro 30 të tjerë.

Zyrtarët irakianë thonë se së paku tri eksplodime qartazi të koordinuara ndodhën sot afër ndërtesave qeveritare.

Sipas zyrtarëve, pas shpërthimeve militantët janë përpjekur të depërtojnë në Ministrinë e drejtësisë dhe janë përleshur me forcat e sigurisë.

Deri tash, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Kjo dhunë po ndodhë vetëm disa ditë para 10 vjetorit të invadimit të Irakut, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, dhe në periudhën e tensioneve në rritje ndërmjet qeverisë shiite dhe pakicës sunite në Irak.