Nga dasma në mort/Përcillet me kuje në banesën e fundit polici që u vra nga i biri në Bathore

Duhej të ishte një gëzim i madh martesa e vajzës së shtëpisë pas tre javësh, por me sa duket, gjithçka përfundoi në një tragjedi të vërtetë në familjen Metallari.

Myftar Metallari është përcjellë sot për në banesën e tij të fundit rreth orës 11 të mesditës, pasi u qëllua ditën e djeshme me armën e shërbimit nga i biri, Miraldi, i cili për momentin ndodhet në burg.

Nga ana tjetër, bashkëshortja e tij nuk e shoqëroi dot në këtë ditë të fundit mbi tokë, pasi ndodhet në spital. Edhe atë e kapi një prej plumbave të lëshuar nga arma e të ndjerit myftar, i cili punonte si polic.

Miraldi është shfaqur i penduar për krimin dhe ka deklaruar shpeshherë se nuk donte ta vriste të atin. Ndërsa pyeste vazhdimisht për gjendjen e nënës, e cila u plagos teksa tentonte të ndalte të birin, Miraldi tha se nuk mund t’ia falte vetes që kishte shkatërruar jetën e motrës. Sipas dëshmisë së tij, pas tre javësh, në mes të gushtit motra e tij e madhe martohej.joq.al