Nga burgu, në “Big Brother”

fiks[1]

mbani mend Adin e Big Brother 2, djalin energjik te cilesuar si adrenalina e shtepise se famshme?
Mund te thuhet me plote gojen se ai i ka provuar te gjitha ne jete, qe nga varesia nga droga e deri tek privimi nga liria.
E shkuara e pakendeshme eshte nje kapitull i mbyllur tashme, pasi jeta e tij ka marre krejtesisht nje tjeter drejtim.
Djali qe ne te kaluaren adhuronte “Oasis”, pikturonte portrete vajzash dhe shkruante vargje, sot ka nje dite te organizuar dhe te ngjeshur.
Çdo mengjes ai behet gati, del nga banesa ne rrugen “Myslym Shyri”, per t’iu drejtuar prane ambienteve te “Top Medias”, ku punon si gazetar.
Dy pasionet e Adit tashme jane radio dhe televizioni, pasi ai punon ne emisionin radiofonik “Rikoshet” dhe njekohesisht si gazetar ne emisionin “Fiks Fare”.
Ish-finalisti i “Big Brother”, kohe me pare, as qe do e mendonte se eksperieca ne “reality-shoë” do t’i sillte nje profesion dhe shume ndjekës.
Fale natyres se dashur, fitoi shpejte respektin dhe simpatine e kolegeve, te cilet e mirepriten me dashamiresi, ndersa jo me pak superlative flasin miqte e vjeter qe e njohin prej 20 vjetesh.
Kur pyet ne ambientin shoqeror, miqte do te thone se Adriani eshte nje djale i qeshur, shume i shoqerueshem, bujar, madje dhe shume xhentil.
Gjithmone eshte cilesuar si shpirti i grupit teksa nuk ka humbur kohe per t’u perfshire ne programet ndergjegjesuese, mbi rrezikun e varesise ndaj lendeve narkotike.
Motivimi? E thjeshte, si nje ish-perdorues droge, ai perpiqet te sensibilizoje te rinjte per efektet negative te helmit te bardhe, duke treguar historine personale.
Nese ka nje shembull pozitiv qe jeta mund te ndryshoje per mire, paçka situates, pa dyshim qe Adi eshte nje i tille. TCH