Neymar i jep fund lidhjes me “nusen e djalit të Jozefina Topallit”, ç’do ndodhë tani me ta?

Para disa ditësh, një foto e postuar në rrjetet sociale nga Eva Murati ngjalli shumë polemika, ku mediat rozë supozuan një flirt mes Neymar dhe bukuroshes shqiptare.
Pas kësaj, sot vjen lajmi që ylli i Barcelonës, Neymar, i ka dhënë fund marrëdhënies së tij me aktoren braziliane Bruna Marquezine.

Çifti zyrtarizoi lidhjen e tyre një vit më parë, ndërsa sot, Neymar, ka zbuluar se ata janë ndarë, por pavarësisht kësaj do vijojnë të mbetet miq, raporton “Goal.com”.

Kjo nuk ishte hera e parë që çifti ndahet pasi fillimisht e njëjta gjë ka ndodhur në 2014 para se ata të ribashkoheshin dy vite më pas.

Megjithatë, kapiteni i Brazilit u tha gazetarëve në Sao Paulo në një ngjarje bamirësie që po organizonte se ata kishin vendosur përsëri të ndiqnin rrugët e tyre të ndara.

“Mua nuk më pëlqen të flas për jetën personale, por po, unë dhe Bruna jemi ndarë,” u shpreh Neymar.

“Është një vendim që ne kemi marë. E morim të dy. Bruna është një vajzë që un admiroj dhe shpresoj që ajo të jetë e lumtur, jo vetëm në jetën profesionale, por edhe në atë personale. Jeta vazhdon, kjo është vetëm një pjesë e saj.”

Mos vallë, në këtë mes mund të jetë nusja e Jozefina Topallit?!JOQ.al/