Neymar: Brazili larg Gjermanisë e Spanjës

Për yllin e Brazilit, Neymar futbolli brazilian ka ngelur prapa. Duke komentuar paraqitjen e dobët të kombëtares braziliane gjatë Botërorit, braziliani shprehet se futbolli brazilian është prapa Gjermanisë dhe Spanjës.

“Secila seancë stërvitore në Evropë merret seriozisht. Në Brazil është më ndryshe. Ju stërviteni më shumë, por ndonjëherëme më pak përkushtim. Brazilianët janë të tillë. Unë mendoj se futbolli brazilian është prapa Gjermanisë dhe Spanjës. Ne kemi mbetur prapa dhe ne duhet që ta pranojmë këtë” ka thënë Neymar.