Neymar, 11-shi i Barcelonës


Neymar e ka zgjedhur numrin të cilin do ta mbajë në fanellë, në eksperiencën me Barcelonën. Ylli brazilian e zgjodhi numrin 11, të cilin deri tash e mbante Thiago Alcantara, që iu bashkua Bayern Munichut. Braziliani, i cili në të kaluarën e ka mbajtur numrin 7, e kishte edhe këtë numër të lirë pas largimit të David Villas në drejtim ët Atletico Madridit, por në fund e zgjodhi atë 11. Në Kupën e Konfederatave me Brazilin ai e mbante numrin 10, por ky numër në Camp Nou është i zënë, pasi i takon yllit argjentinas Lionel Messi. Mbi numër, përfaqësuesi brazilian do ta ketë mbishkrimin ‘Neymar Jr’, për faktin se babai i tij në të kaluarën ka qenë futbollist profesionist, edhe pse jo lojtar i madh siç po bëhet i biri i tij. /LajmeOnline/