Mesfushori i Partizanit, i cili vuante nga një problem në shpinë pohoi se tashmë gjithçka ka kaluar.
Nderim Nexhipi ndihet mirë dhe gati për sezonin e ri. Mesfushori i Partizanit, i cili vuante nga një problem në shpinë pohoi se tashmë gjithçka ka kaluar. Lojtari i të kuqve e shikon në gjendje të mirë skuadrën në fazën përgatitore që po zhvillon në Mavrovë.
Përsa i përket largimit të Zhdrellës, Nexhipi theksoi se i vjen keq që lojtari nuk do të jetë më pjesë e Partizanit por mendon se ekipi është i fortë dhe pa Zhdrellën. Mesfushori shtoi se të kuqte në sezonin e ri mund të konkurrojnë pa problem me skuadra si Skënderbeu dhe Kukësi për titullin kampion.