Nexhat Husein në vend të Qatip Osmanit te Drita

loading...

Sport_2013_Husein_Alsat_M_154510432

loading...
Drita e Bogovinës ka emëruar Nexhat Huseinin si trajner të saj të ri, duke gjetur kështu zëvendësuesin e Ane Andonovskit të larguar para disa ditëve. Lajmin për televizionin Alsat-M e konfirmoi presidenti i Dritës, Abedin Aliti, i cili tha se pret rezultate të mira nën drejtimin e trajnerit të ri. “Nexhat Husein është trajner i ri i skuadrës tonë dhe ai tani më ka filluar me punë me ekipin. Bëhet fjalë për strateg të njohur, i cili ka përvojë të madhe dhe ne besojmë që ai do të kthejë ekipin tonë në rrugën e duhur. Kemi arritur marrveshje deri në fund të sezonit, me hapsirë që bashkëpunimi të vazhdojë, nëse ndërkohë të dyja palët mbesin të kënaqura. Detyra e tij do të jetë që të largojë ekipin nga zona e rrezikut”, u shpeh Aliti, skuadra e të cilit këtë sezon fiton trajnerin e tretë. Drita sezonin debutues në Ligën e Parë e nisi me Jeton Beqirin, i cili braktisti skuadrën pas disa javëve të para. Ane Andonovski ishte pasues i Beqirit dhe kishte rezultate të mira në vjeshtë, mirëpo fillimi i dobët i gjysmëstinorit pranveror solli në largimin e tij. Tani vjen Husein, i cili do të ketë detyrën të kthejë skuadrën në rrugën e duhur dhe të tentojë që të sigurojë mbijetesë me ekipin bogovinas. Drita pas 21 xhirove ka 24 pikë të tubuara dhe për momentin mban pozitën e 10-të në renditje. Takimi i ardhshëm i Dritës do të jetë me Metalurgun në Bogovinë, i cili do të zhvillohet pas pauzës së kampionatit vendor, si pasojë e ndeshjeve kualifikuese të kombëtares së Maqedonisë.

loading...