Nets nuk shohin dritë nga Miami!

Kronikë amerikane nr.268 – 31 janar 2013

NBA

lebron

Përkundër ndryshimeve të mëdha në skuadër, Nets nuk po e kanë të lehtë të mposhtin Miamin. Brooklyn mbrëmë humbi për herë të 13të radhazi nga Heat të cilët të udhëhequr nga LeBron James shënuan fitoren e 11të si mysafirë, 105-85. James pati 24 pikë, 9 kërcime, e 7 asistime, duke deklaruar pas lojës se “E lë lojën time të flas për mua”, që nuk la nevojë për komente shtesë. Dwayne Wade shtoi 21 pikë, ndërsa Chris Bosh kontribuoi me 16 pikë tjera, me një performancë të shkëlqyeshme në pjesën e dytë e cila u takoi mysafirëve me rezultat 56-36 pas pjesës së parë të barabartë. Brook Lopez shënoi 21 pikë, Andray Blatche qëlloi të pesë gjuajtjet e tij duke shënuar 12 pikë, ndërsa Deron Williams i cili po lufton gripin u ndal në 9 pikë e 5 asistime, në humbjen e parë pas tetë fitoreve të Brooklyn.

Ishte dominimi i vendasve në çerekun e katërt që shkriu epërsinë prej 10 pikëve të Lakers, dhe solli fitoren e 3 të në 5 ndeshjet e fundit që kur në krye të skuadrës është trajneri i përkohshëm Lindey Hunter. Suns larguan trajnerin Alvin Gentry pas bilancit 2-13 në fund të dhjetorit dhe fillim të janarit. Seria prej 19-6 pranë rezultatit 80-73 në të mirë të Lakers 6:05 minuta para fundit ishte venditmare në fitoren e Suns. Michael Beasley shënoi rekordin e sezonit me 27 pikë, ndërsa Marcin Gortat pati DD me 14 pikë dhe 12 kërcime. Kobe Bryant pati 17 pikë e 9 asistime, duke huq edhe koshin eventual të barazimit me 24 sekonda para fundit. Metta World Peace shënoi 15 pikë, Pau Gasol 14 pikë, Antawn Jamison 13 pikë, ndërsa Dwight Howard shënoi 9 pikë e 14 kërcime para se të lëndonte përsëri shpatullën, lëndim që e mbajti tri lojë jashtë më herët gjatë muajit.

NBA: Atlanta Hawks at New York KnicksCarmelo Anthony shënoi rekordin për franshizën e Knicks duke shënuar mbi 20 pikë në 30 ndeshje radhazi. Melo shënoi 20 pikë, derisa Chandler dhe Stoudemire së bashku shënuan 35 pikë duke qëlluar 17 nga 18 tentimet e tyre nga loja për fitoren 113-97 ndaj Magic. Orlando pësoi humbjen e shtatë dhe të 18tën në 20 ndeshjet e fundit.

Boston shënoi fitoren e dytë radhazi që nga lëndimi i Rajon Rondos. Ata mposhtën Sacramenton 99-81, me Paul Pierce i cili pati 16 pikë. Tyreke Evans pati DD me 19 pikë e 11 kërcime, i ndihmuar nga DeMarcus Cousins i cili shënoi 13 pikë për Kings.

DD pati edhe Blake Griffin i cili pati 26 pikë e 13 kërcime në fitoren 96-90 të Clippers në Minnesota. DeAndre Jordan shtoi 16 pikë e 12 kërcime, derisa malazezi Nikola Pekovic përmbylli një ndeshje të dominuar nga loja në trapez me 17 pikë e 12 kërcime për Minnesotan të cilët luajtën për herë të parë nën trajnerin Rick Adelman i cili mungoi për 11 ndeshje nga 5 janari për shkak të problemeve shëndetësore të bashkëshortes së tij.

NHL

Ishin të nevojshme penalltitë që të shkaktonin humbjen e parë për Chicagon pas 6 fitoreve radhazi. Matt Cullen shënoi golin e parë vetëm 1:30 minuta pas fillimit të ndeshjes, epërsi që u shkri nga golat e Andrew Shaw dhe Jonathan Toews. Edhe periudha e dytë nisi furishëm për vendasit të cilët shënuan me anë të Cal Clutterbuck. Ishte goli i Matt Cullen që vendosi penalltitë në të mirë të Minnesotas, tek të cilët kontribut të madh pati portjeri  Niklas Backstrom me 28 mbrojtje dhe pa asnjë gol të pësuar i cili zëvendësoi portjerin Josh Harding pas dy golave të pësuar në periudhën e parë.

Daniel Alfredsson shënoi golin ep arë të sezonit në fitoren e Ottawas 5-1 ndaj Montrealit. Jim O’Brien, Mika Zibanejad, Chris Phillips, dhe Chris Neil shënuan golat e mbetur derisa Craig Anderson pati 31 invervenime në lojën e tij të 300të në ligën NHL. Ishte fitorja e pestë për Senators të cilët akoma vazhdojnë të luajnë pa yllin e tyre, Jason Spezza. Tomas Plekanec kaloi në epërsi Canadiens në periudhën e parë, para se vendasit të dominonin ndeshjen.

Roberto Luongo është në bllokun e transferimeve të Vancovuer që kur humbi pozitën startuese nga Cory Schneider në përfundimtaret e vitit të kaluar, por kjo nuk po pengon atë të shfaq paraqitje të shkëlqyeshme. Edhe pse rrallë herë u ‘ngacmua’ nga Colorado mbrëmë, Luongo pati dista mbrojtje të shkëlqyeshme duke mos lejuar as një gol nga 24 goditjet e pritura. Garrison, Lapierre, dhe Kassian shënuan për vendasit.

 

 

Rezultatet dhe renditjet

NBA

Philadelphia – Washington          92-84

Indiana – Detroit                              98-79

Boston – Sacramento                     99-81

New York – Orlando                       113-97

Atlanta – Toronto                            93-92

Brooklyn – Miami                             85-105

Milwaukee – Chicago                     88-104

Minnesota – LA Clippers               90-96

San Antonio – Charlotte                                102-78

Denver – Houston                           118-110

Utah – New Orleans                       104-99

Phoenix – LA Lakers                        92-86

 

NHL

Ottawa – Montreal                         5-1

Minnesota – Chicago                      3-2 SO

Phoenix – Edmonton                     1-2 OT

Vancouver – Colorado                   3-0

 

College Basketball

(1) Michigan – Northwestern     68-46

Purdue – (3) Indiana                       60-97

(4) Florida – South Carolina          75-36

Wake Forest – (5) Duke                                70-75

Stanford – (10) Oregon                 76-52