“Nesër votojnë delet”, ish -nusja e Berishës shpërthen ndaj shqiptarëve

Ish -bashkëshortja e Shkëlzen Berishës, Sadije ka përcjellë nëpëmjet rrjetit të saj social Facebook një mesazh për votuesit shqiptarë. Ajo e ka shoqëruar shkrimin me anë të një fotoje ku paraqitet një turmë delesh. Me këtë foto ajo ilustron shkrimin e saj lidhur me zgjedhjet që do të jenë ditën e nesërme në vendin tonë.

Sadije Berisha shkruan se njerëzit në Shqipëri votojnë pa baza dhe pa njohuri në qëllimet e drejtuesve të partive. Ajo shprehet se asnjë prej liderëve nuk ka për qëllim të ardhmen e qytetarëve, dhe nënkupton që vota e njerëzve në Shqipëri, është votë delesh.

Statusi i Sadijes

Neser eshte dite votimesh ne Shqiperi:

fatkeqësisht shumica- nuk do votojnë për program-ata nuk i dinë qëllimet e vërteta të liderit që votojnë

– ata nuk njohin asnjë lider personalisht-ata besojnë verbërisht atë cka i ushqen media dhe premtimet bosne të liderve

– ata ndjejnë nevojën ti përkasin një grupi, ngjyre, apo kauze, se nevoja për të qenë pjesë e një tribuje është pjesë e ADN tonë

– ti përkasësh një grupi për ti adresuar fajet për dështimet dhe varfërinë e tyre grupeve të tjera

– pa e kuptuar që kjo është ajo cka duan liderët në mënyrë që te kenë pushtet mbi ta

-asnjë lider që votoni sot apo gratë e tyre sduan tja dinë për të ardhmen e Shqiperisë

– ata shqetësohen për pushtetin e tyre që do të thotë para dhe vice versa. ata pak që kanë kuptuar të vërtetën nuk do votojnë sot.

Pjesa tjetër fatkeqësisht do vazhdojë të ndjekë turmën e verbër dhe injorante drejt qendrave të votimit me mendimin se po ndryshojnë të ardhmen e tyre.

Nuk po e bëjnë. Ata thjesht po zgjedhin një lider të korruptuar në vend të një tjetri.
Zoti ju bekoftë ( mëshiroftë ?)