Nesër vazhdon gjykimi për “Kumanovën”, seanca me dyer të mbyllura (Video)

loading...


Katër pjesëtarë të njësisë speciale të policisë do të dëshmojnë nesër, nën cilësinë e dëshmitarëve të mbrojtur në seancën e radhës të rastit të Kumanovës. Por, seanca do të jetë me dyer të mbyllura, pasi dëshmitë do të jepen nën emra të koduar.

Edhe këta dëshmitarë janë thirrur për llogari të palës së akuzës, dhe sipas të dhënave, bëhet fjalë për 20 syresh, raporton Alsat-M.

“Nesër është caktuar që të dëshmojnë dëshmitarët e koduar. Këta persona janë pjesëtarë të Ministrisë së Brendshme dhe Njësisë Speciale, si dhe dëshmitë e këtyre do të jenë të koduara.

Gjatë ditës së nesërme janë paraparë vetëm katër prej tyre, ndërsa gjithsej janë paraparë rreth 20 prej tyre që duhet të dëshmojnë si të koduar të cilët krejt janë nga Ministria e Brendshme”, tha Naser Raufi, avokat.

Për Raufin, edhe pse Avokati i Popullit ka instrumente për çështjen e dhunës dhe përgjegjësisë, deri tani, nuk është treguar ndonjë rezultat. Por Avokati i Popullit Ixhet Memeti vlerëson se deri tani ka ngritur tre procedura, veçanërisht për dhunën policore të ushtruar ndaj të akuzuarve, por fatkeqësisht, Prokuroria Publike, në asnjë prej rasteve, nuk ka marrë masa adekuate.

“Për njërin rast, procedura është në rrjedhë. Kurse për procedurën tjetër, Prokurori e ka përfunduar, me një arsyetim i cili nuk mban, për hir të asaj, se na informon në mënyrë kthyese, se policia e ka informuar se cilat kanë qenë ata policë të cilët i kanë shoqëruar gjatë transportit, mirëpo në anën tjetër, na informon se Ministria e Brendshme e ka informuar se policia ka vepruar në bazë të kushtetutës. Kemi të bëjmë me një arsyetim të zbehtë.

Maqedonia ka problem serioz sa i përket ndëshkimit të policëve të cilët keqtrajtojnë qytetarët”, deklaroi Ixhet Memeti, Avokat i Popullit.

Familjarët e të akuzuarve shprehen gjithashtu të zhgënjyer me procesin gjyqësor dhe presin më shumë transparencë nga gjykata. Për ta, akuza është skandaloze.

“Ankesat tona janë të shumta pasi familjarët nuk lënë që me i pa gjatë procesit të gjykimit, dhe dëshmitë që jepen, nuk përputhen me realitetin. Unë bëj apel te gjykata, që procesi të jetë pak më i hapur, më transparent ku gjatë dëgjimit të jenë edhe familjarët. Aktakuza është skandaloze. Ata akuzohen për terrorizëm por kjo s’ka të bëjë me terrorizëm”, u shpreh Nazmi Kafagjolli, Familjar i Esat Kafagjollit.

Deri tani, të akuzuarit e kanë hedhur poshtë akuzën për terrorizëm.

Në 6 seancat e deritanishme për rastin e Kumanovës, si dëshmitarë kanë qenë thirrur banorë të Lagjes së Trimave.
largea_2364431458578363

loading...

loading...