“Nesër nuk ka mësim në Gaza, s’kanë mbetur më fëmijë” (Video)

gaza_8533

“Nesër nuk ka mësim në Gaza, aty nuk kanë mbetur më fëmijë”, thërrasin protestuesit, duke valëvitur flamurin izraelit.

Gjithashtu ata dëgjohen duke thirrur fjalët: “Urrej të gjithë arabët”, dhe “Gaza është varrezë”.

Grumbullimi i aktivistëve të së djathtës ekstreme, që u organizua të shtunën e kaluar, ishte më i madh se demonstrata e të majtës ekstreme, të cilët bënin thirrje për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza me anë të bisedimeve paqësore.

Zyrtarët palestinezë thonë se, në total gjatë sulmit izraelit janë vrarë mbi 1200 persona, ndërsa 215 mijë të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. Izraeli thotë se ka humbur 53 ushtarë.