Nesër i jepet lamtumira e fundit nënës së motrave Ismaili


Lajmi për ndarjen nga jeta e nënës më të përkushtuar për suksesin e vajzave mjaft të suksesshme të estradës shqiptare i gjeti të pikëlluar fansat dhe gjithë dashamirët e familjes Ismaili.
Më tu marrë vesh lajmi nuk hezituan komentet ngushëlluese dhe të qëndruarit pranë familjës në një mënyrë apo tjetër.

Pa dyshim të shumtë janë edhe ata që dëshirojnë të marrin pjesë në ceremoninë mortore për të përcjellë kështu në banesën e fundit zonjën Mona Ismaili e cila ndërroi sot jetë pas një sëmundje të shkurtër në moshën 57 vjeçare.
Të martën në ora 13:00 në varrezat e qytetit në Dragodan do i jepet lamtumira e fundit zonjës Mona. Të gjithë dashamirët dhe të afërmit mund të bëjnë vizitat e tyre për ngushëllime tre ditë të pame pas varrimit të së ndjerës./Prive.
mona_1461591411-3707156