Nesër është dita e parë e Ramazanit

Nesër është dita e parë e Ramazanit, njëra nga festat më të rëndësishme myslimane. Ky muaj i shenjtë është periudha kur besimtarët myslimanë përmbahen rreptësisht nga ngrënia, pirja dhe kënaqësitë trupore, që nga paralindja e diellit deri në perëndim të tij.

Ramazani vjen çdo vit dhjetë ditë më herët dhe zgjat 30 ditë.Pas përfundimit të tij është Festa e Bajramit të Madh.