Nesër dita e fundit me diell, ja kur do të vijnë reshjet e borës

Ditën e nesërme në të gjithë vendin pritet një rritje temperaturash duke sjellë përmirësimin e motit.
Mirëpo premte do të nisë një i ftohtë i cili do të vijë nga veriu i kontinentit dhe orët e pasdites do të sjellin rënie të ndjeshme të temperaturave.

Sipas meteoalb, të shtunën, pritet një mot akoma më i ftohtë se e premtja, me reshje të herë pas hershme të shiut, ndërsa në zonat mbi 1500 metër mbi nivelin e detit priten edhe reshje dëbore.

Ditën e dielë pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale dielli.

Temperaturat pas rënies së sotme, nesër do të shënojnë rritje me maksimale deri në 22C, e në fundjavë pritet të zbresin deri në 11gradë C deri 15gradë C, ndërsa minimalet do të zbresin nga 7 gradë C, deri në 4 gradë C.