“Nëse ta mund dorën do të të puth”, djali i palestruar fëlliqet keq nga vajza që gjuante

loading...

loading...

Palestra është “vatra” e flirtimeve të të rinjve, sidomos kur shohin një person tërheqës fizikisht. Aty lindin ngacmimet e para dhe “dukjet” se kush e kush është më i forti.

Zakonisht konkurrenca lind midis gjinive të njëjta, dy meshkuj se kush ngre më shumë peshë ose dy vajza kush zgjat më shumë në pistën e vrapit, por videoja e mbërritur në redaksinë e JOQ.al është diçka ndryshe.

Djali që e ka dërguar thotë se dy protagonistët e videos janë frekuentues të dy në një palestër të kryeqytetit dhe vendosën të sfidonin njëri-tjetrin me një bast interesant në mundje dore.

Përshendetje JOQ. Kur ka dhe goca te fuqishme vetem 15 vjec. Ajo e sfidon djalin 18 vjec. Basti interesant ishte nese ai i mund dorën-e puth, nese ajo e mund, ai ikën dhe kërkon falje. Të dy e frekuentojn palestrën dhe djali e ngacmon vajzën se i pelqen,-shprehet ai.

Nuk e dimë nëse vajza pasi fitoi bastin ia ka dhuruar puthjen djalit, apo e ka lënë të shkojë me bishtin ndër shalë./JOQ.al

VIDEO

loading...