Nëse partneri juaj bën këto 4 gjëra, braktiseni menjëherë


Lidhjet në çift kanë ditë të bukura por edhe problematika pa fund. Ndodh fatkeqësisht shumë shpesh që konfliktet shoqërohen me situata të pakëndshme dhe herë-herë kthehen në drama dhe tragjedi.
Për të shmangur të tilla situata, duhet që të kemi parasysh katër veprime që partnerit nuk duhet t’ia toleroni:

1.Ai është i dhunshëmEdhe nëse fizikisht ndonjëherë nuk ju ka lënduar, një burrë i dhunshëm është i dhunshëm. Skenat e ndryshme, klithmat dhe bërtitjet, shkatërrimi i gjërave në mjediset ku gjendeni dhe sidomos mospendimi i shpejtë për këto veprime, duhet t’ju vërë në pozita vendimi: Ky nuk është mashkulli me të cilin duhet të kaloni pjesën tjetër të jetës.

2.Ai tradhtonDisa nuk do të pajtohen me këtë dhe do të thonë se njohin çifte të cilat kanë pasur probleme të tilla, por ata kanë arritur që marrëdhënien e tyre ta kthejnë në kohët e arta dhe ta bëjnë akoma më të mirë. Po, ato janë disa çifte. Këtu nuk bëhet fjalë thjeshtë dhe vetëm për aktin e tradhtisë, por për mosrespektimin e partneres, humbjen e besimit dhe rrezikut të madh për shëndetin nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

3.Ai ka ca vese…Tani do të thoni: “Po edhe duhani është ves. A mos duhet të ndahemi dhe për këtë?!” Po, pajtohemi me ju, por duhet ta pranoni se ca vese të tjera nuk duhen toleruar. Dhe ato janë bixhozi, varësia prej drogës, alkooli dhe seksi rastësor. Të gjitha këto janë vese mjaft më të këqija se pirja e duhanit!.

4.Ai është manipulatorNëse ai në të gjitha mënyrat përpiqet t’ju mashtrojë, të bëjë gjëra negative dhe të përpiqet t’ju bëjë të besoni se asgjë nuk po ndodh, dijeni se po ju manipulon. Dhe po e bën këtë, si me ju dhe me emocionet tuaja. Ju mund të arrini deri aty sa për hir të tij dhe vazhdimëisë me të, të ndryshoni në karakter duke i thënë adio disa parimeve që i keni pasur “të shenjta”. Por jo. Ju, nuk duhet të ndryshoni për askënd por vetëm për veten tuaj. Kurrsesi se këtë e kërkon një tjetër, aq më tepër partneri juaj, edhe nëse mbetet i fundmi mashkull në glob.
da