Nëse nuk je në Facebook, atëherë je psikopat?

loading...

facebook-smileys

loading...
Facebook është bërë një forcë kaq e fuqishme në shoqërinë moderne sa disa psikologë dhe ekspertë besojnë se personat që nuk janë në këtë rrjet social, janë të dyshimtë.

Revista gjermane Der Taggspiegel thekson se dy vrasësit, James Holmes dhe Anders Behring Breivik nuk kishin profile në Facebook.

Ndërkohë Forbes shkruan se departamentet e burimeve njerëzore në SHBA nuk i preferojnë kandidatët për vende pune që nuk kanë profil në rrjetet sociale.

Kurse Slate.com shkruan se të rinjtë nuk duhet të dalin në takime dashurie me personat që nuk janë në Facebook.

Psikologu Christopher Moeller thotë se përdorimi i Facebook është një shenjë se ju keni një rrjet të shëndetshëm shoqëror.

Natyrisht ka shumë që mendojnë se kjo është një reklamë e maskuar për rrjetin social, i cili ka hasur probleme, sidomos kur u hodh në bursë.

loading...