Nëse keni gishta si “salçice” që janë gjithmonë të fryrë, duhet ta lexoni këtë!

Shpesh i etiketojmë ata: Ti i ke gishtat si salçice! Ndonjëherë kjo nuk është edhe aq e këndshme për tu dëgjuar dhe kjo jo nga ana estetike, por për shkak të problemeve shëndetësore që fshihen prapa tyre. Ajo njihet ndryshe edhe si daktiliti, që ju pengon të lëvizni apo përkulni gishtat lehtësisht.

Cilat janë shkaqet e daktilitit?
Daktiliti është një gjendje që përfshin disa sëmundje shëndetësore dhe çrregullime që lidhen me nyjet dhe indet e duarve dhe këmbëve. Zakonisht është rezultat i bllokimit të qarkullimit të gjakut, por edhe i infeksioneve. Anemia mund të jetë njëra nga shkaqet.

Anemia e qelizave të gjakut sinjalizon mungesën e qelizave të kuqe të shëndetshme të gjakut. Si rezultat, ka oksigjen të pamjaftueshëm. Daktiliti është vetëm një rrjedhojë e kësaj gjendjeje. Të gjitha llojet e artritit janë një faktor kyç gjithashtu.

Simptomat e Daktilitit
Daktiliti shkakton ënjtje të gishtërinjve. Ky inflamacion rezulton edhe në simptoma të tjera si ethet dhe mund ta bëjnë të vështirë përdorimin e duarve, madje edhe ecjen. Inflamacioni mund të çojë në dhimbje të forta në gishta ose në këmbë. Jo vetëm që inflamacioni e bën të vështirë lëvizjen e zonës së prekur, por dhimbja gjithashtu mund të jetë e mjaftueshme për ta bërë pacientin të shmangë përdorimin e dorës ose këmbës