Nëse ke një grup gjaku të tillë, atëherë je i veçantë

Secili prej nesh e ka mësuar grupin e tij të gjakut. Për të gjithë ata që ende nuk e dinë, mund të interesohen pasi përveç tetë llojeve të zakonshme të gjakut, ekzistojnë edhe disa lloje tjera që janë tejet të rralla.

Ndoshta jeni njëri prej tyre. Edhe pse është e vështirë për tu besuar, pasi vetëm 43 njerëz në botë raportohet të kenë një grup gjaku të rrallë që quhet gjaku Rhnull.

Rreth 160 nga 342 antigjenët e grupeve të gjakut janë me përhapje të madhe, që do të thotë se shumica e njerëzve i kanë në qelizat e tyre të kuqe të gjakut. Nëse keni mungesë të një antigjeni të cilin e kanë 99 për qind e njerëzve, atëherë gjaku juaj konsiderohet i rrallë.

Ky gjak karakterizohet nga një mungesë totale e antigjenëve në sistemin Rh, i cili është sistemi më i madh i grupit të gjakut. Ky përfshin antigjenin D (faktorin Rh), plus 50 antigjenë tjerë në grup. Aq është i rrallë sa ekzistojnë vetëm nëntë dhurues aktivë të këtij grupi gjaku.

Përveç se ky grup e bën një person të veçantë, fakt tjetër interesant është se gjaku Rhnull mund të konsiderohet ‘universal’ dhe aftësitë e veta jetë-shpëtuese janë enorme. Doktorët e ndryshëm e kanë emëruar këtë grup gjaku me emrin “Gjaku i Artë”.