Nëse je mbipeshë, duhet të paguash më shumë për biletën e avionit

obese-300x216

 

Kompanitë ajrore duhet të aplikojnë një skemë të re çmimesh, në bazë të kileve dhe hapësirës që zë çdo pasagjer në avion. Propozimi i pazakontë vjen nga Dr. Bharat P. Bhata,  i cili ka publikuar idenë e tij përmes një shkrimi në revistën “Journal of Revenue and Pricing Management”.  Sipas tij, pasagjerët më të shëndoshë shtojnë sasinë e karburantit të shpenzuar, duke rritur koston e fluturimit. Për pasojë, një taksë ekstra i duhet shtuar vlerës së biletës së tyre.

Dr.  Bhata, një profesor i njohur në botën akademike norvegjeze, thotë se kjo logjikë duhet aplikuar edhe në shërbimet e tjera. Për kompanitë ajrore, çdo kilogram shtesë do të thotë më shumë karburant i djegur, çka çon në më shumë gaz karboni të çliruar dhe rrit koston financiare. Në këto kushte, ndërsa kompanitë e fluturimit po përballen me vështirësi financiare, ndoshta duhet ta shohin këtë si një mënyrë për të balancuar humbjet.