Nëse ecni ngadalë, shkoni urgjent tek mjeku. Rrezikoni të …

Sa shpejt ecni? Përgjigja juaj e sinqertë mund të parashikojë rrezikun tuaj për sëmundjet e zemrës.

Një pyetje e thjeshtë sa shpejt ecni? Mund të ndihmojë studiuesit të përcaktojnë se kush ka një rrezik më të lartë të vdekjes nga sëmundjet e zemrës, sugjeron një studim i ri nga Mbretëria e Bashkuar, transmeton lajmi.net

Studimi zbuloi se të rriturit e moshës mesatare të cilët janë përgjigjur se zakonisht ecin me një ritëm të ngadalshëm ishin dy herë më shumë të rrezikuar të prekeshin nga sëmundjet e zemrës gjatë periudhës së studimit, krahasuar me ata që ecnin me ritëm më të shpejtë. Të gjeturat mbahen edhe pasi studiuesit llogaritën faktorë që mund të ndikojnë në rezultatet, siç janë shprehitë e ushqimit, dietat, alkooli e të tjera.

Për studimin, studiuesit analizuan informacionet nga më shumë se 420,000 të rritur në moshën e mesme në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët u ndoqën për rreth gjashtë vjet. Asnjëri prej tyre nuk ishte i sëmurë nga zemra në kohën kur ata hynë në studim. Pjesëmarrësve iu kërkua të vlerësonin ritmin e zakonshëm të ecjes si “i ngadalshëm”, “i qëndrueshëm / mesatar” ose “i shpejtë”. Subjektet gjithashtu iu nënshtruan testit të stërvitjes në laborator për të përcaktuar nivelet e tyre të fitnesit.

Gjatë studimit, rreth 8,600 nga pjesëmarrësit vdiqën dhe prej tyre rreth 1,650 vdiqën nga sëmundjet e zemrës.

Njerëzit me ritëm të ngadalshëm të ecjes ishin rreth 1.8 deri 2.4 herë më të rrezikuar të vdesin nga sëmundjet e zemrës sesa njerëzit me ritëm të shpejtë të ecjes. Gjithashtu niveli i dobët i fitnesit ishte një shkak që rrezikonte njerëzit të prekëshin më shumë nga sëmundjet kardiovaskulare.

Studiuesit kanë këshilluar të gjithë njerëzit që të kujdesen për formën e tyre trupore dhe të tregohen të kujdesshëm me ecjen. Ecja bën mirë çdoherë e sidomos me ritëm të shpejtë.