Nëse do bëj seks, duhet t’i tregojë policisë 24 orë para

seksi1

Një 40­-vjeçar duhet të raportojë në polici 24 orë para se të kryej seks. Ai ka fituar lirinë, pasi u fal me miratimin e viktimës së tij pas dënimit për përdhunim.

Emri i tij nuk bëhet i ditur për arsye ligjore, por gjykata i ka kërkuar që të raportojë për çdo plan për të kryer seks. Nëse nuk e bën një gjë të tillë, ai rrezikon pesë vjet burg.

Ky vendim i tillë i çuditshëm është dhënë nga një gjykatë në Angli. Masat për riskun seksual kanë hyrë në fuqi në Angli dhe Uells në mars të vitit të kaluar dhe mund të aplikohen ndaj kujtdo që paraqet rrezik edhe nëse nuk janë dënuar asnjëherë.