Nëntëvjeçarja nuk flet, nuk ecën e as nuk mund të qëndrojë ulur

Nëntëvjeçarja nuk flet, nuk ecën e as nuk mund të qëndrojë ulur

Luljeta nuk ka para ta vizitojë familjen në Burrel të Shqipërisë.

Nazmi Mehana, babai i Fabiolës, dukej tejet i shqetësuar për fatin e vajzës së vetme. Theksoi se për një kohë të gjatë nuk ka pasur fëmijë, dhe se me padurim e ka pritur lindjen e Fabiolës. Vajzës së sëmurë i mungon një karrocë për ta dërguar deri te mjeku,shkruan Gazeta Kosova Sot

Në Lladovc të Podujevës jeton familja treanëtarëshe e Nazmi Mehanës. Gjendja ekonomike dhe sociale e tyre është tejet e rëndë. Por, më e rëndë për të dy prindërit ishte gjendja jo e mirë shëndetësore e vajzës së vetme nëntëvjeçare Fabiolës, e cila ishte me aftësi të kufizuara. Fabiola që nga lindja nuk mund të flasë, as të ecë, madje as të qëndrojë ulur. Ajo është e paftë për gjithçka. Por, Fabiola, bazuar në deklaratat e prindërve të saj, deri më tani nuk ka mundur as të lëvizë fare, mirëpo fatmirësisht së fundi ka filluar t’i lëvizë gjymtyrët e saja. Nazmi Mehana, babai i Fabiolës, dukej tejet i shqetë- suar për fatin e vajzës së vetme. Theksoi se për një kohë të gjatë nuk ka pasur fëmijë, dhe se me padurim e ka pritur lindjen e Fabiolës. Por, shton se që nga lindja e ka vërejtur se vajza e tyre është me këto probleme. Për më shumë ai ka shpjeguar atë që ka dëgjuar nga mjeket që i kanë thënë për vajzën e tij. “Fabiola i ka qelizat e kokës të larguara, ashtin e butë, andaj nuk është e zhvilluar”, ka pohuar ai t’i kenë thënë mjekët, të cilët i kanë dhënë pak shpresa se me kalimin e kohës gjendja e vajzës do të vijë duke u përmirësuar.

Jetë vetëm në një kthinë Por, familja nuk ka të ardhura. Nazmiu ka pohuar se gëzon një pension të pleqërisë dhe me to nuk kanë mundësi t’ia a sigurojë as një karrocë. “Një karrocë për fëmijë vetëm me një rrotë përpara është gjëja që na nevojitet tani më së shumti”, është shprehur Nazmiu, duke shtuar se këtë ndihmë po e kërkon, ngase me karrocën aktuale nuk po ka mundësi ta dërgojë vajzën tek mjeku. Në anën tjetër rruga deri tek kjo familje ishte e paasfaltuar dhe pa dyshim se për të zbritur deri tek autobusi në rrugën e asfaltuar ishte goxha një rrugë e gjatë dhe e mundimshme. Sëmundja e vajzës nuk është problemi i vetëm i kësaj familjeje. Jeta në një shtëpi nga balta nuk donte shumë koment. Luljeta, bashkëshortja e tij po mundohej të mbante pastërti në maksimum në atë shtëpi të dërrmuar. Në anën tjetër, Nazmiu, bashkëshorti i saj thotë se për një kohë ka qenë i rrezikuar nga gjarpërinjtë, të cilët mezi që i ka larguar nga shtëpia. Pa dyshim se shtëpia e stërvjetruar ka qenë ajo që ia ka mundësuar lëvizjen e tyre brenda hapësirave të shtëpisë. Ai thotë se për ndërtimin e një shtëpie të re ka kërkuar edhe ndihmën e Komunës së Podujevës dhe konkretisht thotë se ka kërkuar t’ia sqarojë hallin edhe kryetarit aktual Agim Veliut, por thekson se nga ky i fundit nuk është ftuar në takim.

Shtëpia shpesh vërshohet nga uji Ndërkohë, shtëpia jeton kjo familje është 3 me 3.5 metra. Ka vetëm një dhomë, e cila është shumë e vjetër, kurse tavani ishte i mbuluar me dërrasa. Ndërkaq, sipas bashkëbiseduesve sa herë që ka të reshura shtëpia vërshohet nga uji dhe lagështia, e cila jo rrallëherë ishin bërë shkas që të sëmurën anëtarët e kësaj familjeje. Ai thotë se ka kërkuar ndihmë për ndërtimin e një shtëpie në komunën e Podujevës, por që komuna nuk i kanë bërë asnjë zgjidhje.”Kërkesa për ndër timin të shtëpisë kam bërë çdo vit në Komunën e Podujevës, por, gjithherë na është refuzuar kërkesa jonë. Ne jetojmë me pensionin tim 75 euro, dhe me pensionin e vajzës prej 95 euro. Por, mbi 60 euro brenda muajit shkojnë, duke blerë pampersa për vajzën”, u shpreh Nazmiu. Ai ka treguar gjithashtu se ka punuar 38 vjet në Komunën e Podujevës, si rojtar i gjuetisë dhe tani nuk merr pension për punën që ka bërë. Ai merr vetëm pensionin e pleqërisë. Me njërin sy nuk sheh. Shpjegon se edhe me tjetrin gjendja është duke iu përkeqësuar. Ndryshe kushtet e vështira, sëmundja e vajzës së vetme ka ndikuar që Luljeta nga Burreli i Shqipërisë, të ketë mundësi ta vizitojë rrallë familjen e tyre atje.

Nuk ka as rrobalarëse Luljeta nuk kishte as ujë brenda shtëpisë dhe nuk kishte as rrobalarëse, prandaj mundësia për të pasur kushte më të mira në shtëpi do t’ia mundësonin që ajo të ndante më shumë kohë me vajzën e saj të palëvizshme. “Po të kisha një rrobalarëse do të kisha mundësi t’i pastroja rrobat më shpejt dhe të rrijë më shumë me vajzën time të sëmurë. E gjithashtu as ujë brenda shtëpisë nuk kemi”, shprehet ajo për gazetën. Luljeta thekson se kushtet tejet të vështira dhe sëmundja e vajzës po thyejnë shpirtin çdo ditë. Pohon se e ka mjaft të vështirë të kujdeset për vajzën në këto kushte. Andaj, nevoja urgjente është për një karrocë për këtë vogëlushe, një rrobalarëse dhe krijimi i kushteve më të mira brenda shtëpisë e mbi të gjitha një kulm i ri për këtë familje. Kjo shtëpi është bërë e rrezikshme për familjen, sepse nga dita në ditë ajo mund të rrëzohej për shkak të vjetërsisë. Prandaj, të gjithë ata të cilët kanë mundësi të ndihmojnë familjen në fjalë këtë mund ta bëjnë përmes numrit të telefonit direkt të familjes që është 049 558 646.