Nëntëvjeçarja gjen foshnjën e porsalindur të mbuluar nga krimbat

Nëntëvjeçarja gjen foshnjën e porsalindur të mbuluar nga krimbat

Një vogëlushe nga Indiana ia ka shpëtuar jetën një foshnje të porsalindur, të cilën e kishte gjetur të braktisur mëngjesin e së hënës. Elysia Laub, nëntëvjeçare, kishte menduar që ndonjëri prej derrave të vegjël të familjes së saj kishte dalë nga vatha në momentin kur kishte parë diçka të vogël ngjyrë rozë që qante dhe shqelmonte me këmbët e vogla në oborrin e shtëpisë së saj. “E dija që ishte gjallë dhe e dija që duhej të bënim diçka, transmeton gazeta Kosova Sot.

Nuk mund ta dija se çka ishte, mirëpo e dija që duhej t’i ndihmonim”, ka thënë Elysia. Vogëlushja ishte futur në shtëpi për t’i treguar nënës, e cila i kishte thënë që ta njoftonte ndihmën e shpejtë, pasi e kishte parë që foshnja vazhdonte ta kishte placentën dhe kordonin umbilikal të ngjitur në trup, ndonëse ishte mbuluar nga larvat e krimbat.

“Kam menduar që ishte një lodër robotike”

Të menduarit e shpejtë të Elysia-s dhe nënës së saj ia kishin shpëtuar jetën foshnjës. “Kam menduar që ishte një lodër robotike. Pastaj pata shkuar afër foshnjës, e pata marrë në duar dhe menjëherë kam bërtitur ‘Elysia, telefonoje ndihmën e shpejtë’”, ka thënë Heidi Laub, nëna e Elysia-s. “Pastaj e kam dërguar foshnjën në shtëpi dhe e kam mbështjellë me njërin prej çarçafëve të foshnjës sonë”. Foshnja ka mbijetuar me disa djegie të vogla nga rrezet e diellit, mirëpo, sikur të kishte qëndruar edhe për disa orë në oborr, e pavërejtur nga askush, me shumë gjasë do të kishte vdekur, andaj ajo e ka marrë pseudonimin ‘Mrekullia Jane Doe’. Elysia, në anën tjetër, ka filluar të bëhet e njohur si engjëlli i saj mbrojtës.

Image

Me ADN do të zbulohet identiteti i nënës

Foshnja po vazhdon të trajtohet në spital dhe policia është duke bërë përpjekje që nëpërmjet ADNsë ta zbulojë identitetin e nënës së foshnjës së braktisur. “Në bazë të raporteve mjekësore është e qartë që kjo foshnje është lindur vetëm disa orë para se të gjendej e braktisur”, ka thënë Sherifi John Buncich, i cili ka shtuar që ajo ka mundur të mbetej në atë gjendje gjatë gjithë natës. Indiana, sikur shumica e shteteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka një ligj të atillë që ua mundëson nënave që të heqin dorë në mënyrë unanime nga fëmijët e padëshiruar pa pasur frikë që mund të ndiqen penalisht. Dawn Geres nga Fondacioni “Shpëtoni Foshnjat e Braktisura” ka folur për ‘ABC Chicago’ pasi është gjetur foshnja dhe i ka lutur nënat e foshnjave të porsalindura, të cilat nuk i duan fëmijët e tyre, që ta bëjnë gjënë më të përgjegjshme të mundur. “Ato mund të largohen dhe të ndihen mirë. Ato mund të ndihen mirë duke e ditur që kanë bërë diçka të përgjegjshme”, ka thënë Geres.