Nënshtetësia, interesim i madh i shqiptarëve të Maqedonisë

loading...

Rritet dita ditës numri i shqiptarëve në Maqedoni që trokasin në dyert e Ambasadës shqiptare në Shkup për tu pajisur me pasaporta shqiptare. Pas paralajmërimit të kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, se do të miratohet ligji që mundëson dhënien pa kushe të shtetësisë për shqiptarët jashtë vendit, shumë shqiptarë të Maqedonisë janë dyndur drejt Ambasadës shqiptare në Shkup, për tÂ’u informuar më shumë lidhur me këtë mundësi. “Qëkur është bërë e ditur nisma e Kryeministrit Berisha, shumë shtetas shqiptarë nga Maqedonia na kanë kontaktuar drejtpërsëdrejti apo përmes telefonit, për tÂ’u njoftuar më hollësisht për mundësinë e tillë. Ne jemi në pritje të përfundimit të të gjitha procedurave të nevojshme për hartimin dhe miratimin e projektligjit, dhe të gatshëm për të ndërmarrë të gjitha masat që na takojnë në përmbushjen e së drejtës së çdo shqiptari për tÂ’u pajisur me shtetësinë shqiptare”, kanë deklaruar zyrtarë të Ambasadës shqiptare në Shkup, njofton Zhurnal. Nisma për pajisjen me shtetësi shqiptare u dha më 4 dhjetor gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave të Shqipërisë në Vlorë, nga ana e kryeministrit Sali Berisha. Burimi: http://www.albeu.com/maqedoni/nenshtetesia-interesim-i-madh-i-shqiptareve-te-maqedonise/97519/

loading...