Nënkryetari i një partie serbe “gëzohet” për Kosovën, ja çfarë ndodhi me të (FOTO)

loading...


Branko Ruzhiq, një nga zyrtarët më me ndikim në Serbi, e ka mirëpritur këtë vendim nga UEFA, madje duke postuar fotografi me kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
Branko Ruzhiq ka postuar fotografi me Fadil Vokrrin, pas pranimit të Kosovës në UEFA.
Jo të gjithë në Serbi e kanë pritur keq pranimin e Kosovës në shtëpinë më të madhe të futbollit evropian, UEFA.
Branko Ruzhiq, një nga zyrtarët më me ndikim në Serbi, e ka mirëpritur këtë vendim nga UEFA, madje duke postuar fotografi me kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, përcjell Gazeta Express.
Ruzhiq, një nga gjenerata e reja të politikës serbe, ka shkruar se është sportive dhe njerëzore një vendim i tillë, teksa ka thënë se politika duhet të lihet jashtë futbollit.
“Parandalojini teoritë konspirative! Sportistët dhe njerëzit le të luajnë futboll, refuzoj politikën! Fadili gjithmonë ka qenë njeri!”, shkroi Ruzhiq.
I menjëherë ka qenë reagimi i mediave serbe. E përditshmja serbe, Kurir, ‘kryqëzuar’ Ruzhiqin për këtë postim, pas kritikave të ashpra që dje i dhanë kreut të Federatës së Malit të Zi, Dejan Saviҫeviq.
Ruzhiq mori shumë komente fyese në adresë të tij për fotografitë e postuara me Vokrrin. Ndryshe, ky zyrtar serb në vitin 2014 qëndroi në Kosovë ku u takua me Vokrrin.
Ndryshe, Ruzhiq është nënkryetar në Partinë Socialiste në Serbi dhe njeriu i dytë i Partizanit të Beogradit, aty ku Vokrri llogaritet legjendë.
v1

loading...

v2

loading...