Nënën zë gjumi mbi të duke e ushqyer, vdes foshnja njëmuajshe por…

Një bebe e vogël më pak se një muaj, ka vdekur pasi nënën e saj e kishte zënë gjumi, ndërsa vajza e saj ishte duke u ushqyer. Ky rast ka ndodhur në një spital në Northampton të Anglisë.

Vajza e cila kishte bërë vetëm 25 ditë jetë, e paidentifikuar, kishte lindur në fund të qershorit dhe peshonte 3.25 kilogram, transmeton Indeksonline.

Nëna e kishte lindur pas disa viteve me vështirësi fëmijën e saj të parë dhe sipas një deklarate ajo më parë kishte thënë: “Partneri im dhe unë ishim aq të befasuar kur morëm lajmin që isha shtatzënë”.

Bebja ishte në shtratin e saj të vogël, ndërsa nëna tha se ajo ishte zgjuar për herë të tretë në orët e hershme të mëngjesit, duke e marruar në krahë për ta ushqyer atë, por fatkeqësisht e kishte mashtruar gjumi, duke përfunduar mbi beben e saj.

Ajo është gjetur përballë bebes në dyshek dhe sipas raportit mjeksor nëna kishte penguar frymarrjen e saj, duke bërë që gjithqka të përfundoj me fatalitet.

“Kjo ishte një vdekje aksidentale dhe e ëma nuk kishte ndërmend të bie në gjumë. Shumë shpesh prindërit mbajnë në këtë mënyrë foshnjat e tyre dhe zakonisht nuk ka pasoja, por prindërit duhet të jenë në dijeni me rreziqet e mbajtjes së foshnjes në këtë mënyrë. Kjo është një vdekje shumë e trishtuar dhe jo më kohë” përfundoi mjekja ligjore Anne Pember.