Nënat mund të dërgohen në burg nëse postojnë foto të fëmijëve të tyre në Facebook (FOTO)

1-158-620x330

Prindërit mund të përballen me gjoba deri në 48,000 dollarë dhe me një vit burg, nëse postojnë foto të fëmijëve të tyre në Facebook, shkruan DailyMail.
“Fëmijët mund ti hedhin në gjyq prindërit e tyre, nëse kanë postuar foto të tyre në Facebook,kur ata ishin të vegjël” thotë për gazetën Le Figaro Eric Delcroix specialist në ligjin e internetit dhe etikës.
“Fëmijët në faza të caktuara të jetës nuk dëshirojnë të fotografohen apo fotografitë e tyre të bëhen publike” ka thënë ai.
Forcat e armatosura franceze gjithashtu ndanë një mesazh në faqen e tyre në Facebook,duke u bërë thirrje prindërve që të jenë të kujdesshëm, duke shkruar ”Mos harroni që postimet e fotove të fëmijëve tuaj nuk janë të sigurta. Është e rëndësishme që të mbroni privatësinë e të miturve dhe imazhet e tyre duke mos postuar foto nëpër rrjete sociale. Ju duhet të siguroheni se fotot e fëmijëve nuk do të përfundojnë në duar të gabuara ose ndonjë tragjedi edhe më e madhe”
Pra,nëse jeni në Francë,më mirë do të ishte të bleni një dhuratë të bukur se sa të postoni foto të fëmijëve

2-44