Nëna zbuloi që diçka shkoi keq me këtë foto, ajo i shpëtoi jetën fëmijës së saj (Video)

Ryder iu nënshtrua një trajtimi specialist, dhe tani ai duhet të marrë kimioterapi me lugë çaji.

Kjo grua shpëtoi jetën e fëmijës së saj kur i bëri një foto dhe vërejti diçka në sytë e tij. Fëmija po vuante nga një kancer i rrallë.

Kur Andrea Temarantz i bëri foto fëmijës së saj 3 muajsh, ajo dalloi ngjyrën e bardh në irisin e syrit të tij. Doli që Ryder përpos që është me Sindromin Doën, ai vuan edhe nga kjo sëmundje e rrallë e kancerit që quhet Retinoblastoma.

aa

Andrea tha: “Ne vetëm shpresojmë që njerëzit ta shohin sa e lehtë ishte të dallohej. Burri im gjithmonë mendonte që unë jam e çmendur pas fotografive të fëmijës sim, por na shikoni tani. Ky zbulim i hershëm për ne është gjëja kryesore tani.”

Mua dhe burrit tim na dhanë tri mundësi: T’ia heqin syrin, të vazhdojmë me kimioterapinë ose ti nënshtrohet një trajtimi në një spital këtu afër.

Ata zgjodhën ti japin Ryder trajtimin specialist me kimioterapi, kjo do të thotë që Ryder mund ta mbajë syrin e tij ashtu siç funksionoi në 99% të rasteve me 1,600 fëmijë.

Dr. David Abramson i cili i bëri operacionin, tha se fëmijët të cilët nuk i nënshtrohen këtij trajtimi do të vdesin, ashtu siç vdiçën 50% e rasteve nëpër botë.

Ai tha: “ Ky është një rast i rrallë i cili u zbulua nga prindërit e jo mjekët. Është një kancer i keq, por që shërohet dhe trajtohet”. Ai shtoi se shumë fëmijë që kishin Retinoblastoma  u diagnostifikuan para se ti mbushin 5 vjeç.
a-147-615x358