Nëna përqafon vrasësin e së bijës (Video)

loading...

140612_gma_ninan3_0731_16x9_992-650x358

loading...
Dy vjet pasi vajza 13 vjeçare ishte vrarë brenda autobusit të shkollës, Lourdes takoi vrasësin e së bijës në gjyq. Të përballesh me vrasësin e një familjari është shumë e rëndë. Por, më e rëndë se përballja është falja e edhe më shumë përqafimi. Kjo grua, në dy vite mungesë të së bijës, e kuptoi se nuk mund ta kthejë të bijën edhe nëse nuk arrin të falë. Andaj, në përballjen në gjyq me vrasësin e së bijës, bëri diçka të jashtëzakonshme. E përqafoi atë, duke i shprehur se tashmë është i falur. Kjo ngjarje e preku shumë jurinë dhe pjesëmarrësit në sallë. Madje, shkoi aq larg sa që edhe mediat ta transmetojnë nëpër vende të ndryshme, pavarësisht se është xhiruar me një kamerë amatore dhe rastësisht. Kjo grua na mëson se të gjithë jemi në gjendje të falim, pavarësisht sa humbim në jetën tonë.

loading...