Nëna më e vogël në botë shtatzënë, ja çfarë rreziku shëndetësor i kanoset

Mamaja më e vogël në botë theksoi se do të kishte tre fëmijë pa marrë parasysh se sa e vështirë do të ishte për të, edhe nëse rrezikohet jeta e saj.

“Ne nuk kishim në plan për të pasur më shumë se dy fëmijë.”, rrëfej zonja Herald në një raport për The Telegraph.

Stacey Herald, e cila është vetëm 71 cm, nga Dry Ridge, Kentucky, SHBA, vuan nga një gjendje e rrallë gjenetike e quajtur Osteogenesis Imperfecta, e cila shkakton kocka të brishta dhe mushkëritë e pazhvilluara, duke pamundësuar rritjen.

Ajo u tha se shtatzënia mund ta vriste atë, sepse fëmija që do rritej brenda saj mund të shtypte zemrën dhe mushkëritë. Por mamaja krenare i sfidon mjekët që të ketë fëmijën e saj të tretë në moshën 36 vjeç. Burri i saj, Wil Herald, 27, është një prift i trajnuar dhe përkrah vendimin e saj.

Çifti u takua në vitin 2000 dhe u martua në vitin 2004. Ata donin të kishin fëmijë dhe të krijonin një familje, kështu që kur mjekët paralajmëruan znj. Herald që të mos rrezikonin të kishin një fëmijë, ajo pati një dozë shqetësimi.
“Zemra ime ndaloj së rrahuri kur dëgjova se nuk munda të kisha fëmijë.”, tha ajo.
“Gjatë gjithë jetës sime prindërit e mi më kishin thënë se mund të bëja gjithçka, pavarësisht gjatësisë. Më pas, këta mjekë më thanë se nuk mund të ishim një familje e plotë. Me të vërtetë më lëndoi kjo. ”

Megjithatë, çifti ende donte të rrezikonte për fëmijët. Znj. Herald u bë shtatzënë tetë muaj më vonë. Ata vendosën të vazhdojnë, pavarësisht shqetësimeve nga familja dhe mjekët e znj. Herald.
“Të gjithë më thanë se do të vdisja. Ata mu lutën të mos kisha fëmijë. Edhe nëna ime tha: “Ti e di që nuk do të mbijetosh apo jo?”
“Unë i thashë asaj:” Është një mrekulli që jam gjallë, pse nuk mund të jetë një mrekulli tjetër lindja e fëmijës tim?”

Znj. Herald me sukses lindi dy vajza në dy vitet e ardhshme. Vajza e tyre më e madhe Kateri ka trashëguar gjendjen e znj. Herald ndërsa vajza e dytë Makya është me madhësi mesatare.
Foshnja e tretë ishte një djalë, Malakia, i lindur nga një cezarian i rrallë vertikal, i cili duhej të vendosej në një inkubator në kujdesin intensiv. Ai pësoi një hernie kërcënuese dhe gjendja e tij kërkoi të qëndronte në mbikqyrjen e kirurgve katër javë.
Pavarësisht të gjitha vështirësive të kaluara dhe madje rrezikut ndaj jetës së saj, znj. Herald ndihej e bekuar dhe i donte fëmijët e saj./