Nëna më e re në botë, një 10 vjeçare

Columbia-Map1-370x290

Një 10-vjeçare në Kolumbi është shndërruar në nënën më të re të njohur në historinë e njerëzimit. Mosha shumë e re e nënës ka skandalizuar opinionin publik shumë përtej vendit latinoamerikan.

Pjesë e një fisi indigjen që jeton në një zonë rurale, vajza e quajtur Vaju u paraqit për herë të parë tek mjeku vetëm në momentin që po lindte. Ajo nuk e dinte se çfarë po ndodhte me trupin e saj dhe u detyrua të udhëtonte deri në qytet për shkak të dhimbjeve të forta si rrjedhim i kontraktimeve. Mjekët vendosën të realizonin një ndërhyrje cesariane, të cilën 10-vjeçarja dhe foshnja e saj e kaluan me sukses.

Ndonëse policia kolumbiane mund të ndjekë babain e foshnjes për marrëdhënie seksuale me të mitura, ka vendosur mos ta bëjë diçka të tillë, pasi krahina nga e cila vjen nëna më e re në botë ka disa të drejta të zgjeruara autonomie, që i lejojnë të ruajë kulturën e veçantë rurale.