Nëna mbytet në det duke i shpëtuar fëmijët (Foto)

loading...

loading...

Një filozofe e njohur franceze ka humbur jetën duke i shpëtuar fëmijët e vet nga mbytja në det.

Anne Dufourmantelle, hyri në ujë në plazhin Pampelonne afër St Tropez më 21 korrik pasi që fëmijët e saj po mbyteshin në ujë, transmeton Express.

Dëshmitarët e rastit thonë se ajo kishte tentuar të mbërrinte tek ata menjëherë, por valët e kishin marrë me vete. Tentimet për ta ringjallur atë pasi që ishte sjellë në breg kishin dështuar, raportojnë mediat lokale.

Ajo ka shkruar disa ese për rëndësinë e rrezikimit, si dhe një libër me titullin “Lavdërimi i Rrezikut”, i publikuar në vitin 2011.

Ministrja e Kulturës e Francës ka shkruar në Twitter se Dufourmantelle ishte filozofe e madhe e cila i ndihmoi njerëzit të jetonin.

“Filozofe e madhe, na ndihmoi të jetojmë dhe të mendojmë për botën sot,” ka shkruar ajo në Twitter.

loading...