Nëna lexon ditarin e së bijës, zbulon lajmin shokues brenda tij (FOTO)

Nëna e një vajze 12-vjeçare zbuloi se vajza e saj ishte përdhunuar nga një adoleshent më i madh se ajo në moshë pas leximit të ditarit të saj.

Taylor James Dusen, 18 vjeç, nga Miçigani u akuzua për përdhunimin e të miturës dhe ka dalë përpara autoriteteve, ku dhe u deklarua fajtor.

I riu e kishte njohur vajzën në vitin 2016 nëpërmjet një miku të përbashkët. Prokuroria e qarkut zbuloi se sulmi seksual kishte ndodhur në mars të vitit 2017 në shtëpinë e viktimës.

Policisë iu tha për sulmin pasi nëna e viktimës lexoi ditarin e vajzës së saj dhe bëri zbulimin e frikshëm.

Sipas prokurorit të qarkut Muskegon Timothy Maat, Dusen e njihte viktimën e tij para se të kryente sulmin. Për adoleshentin është kërkuar nga prokuroria një dënim nga 5 deri në 25 vjet burg.