Nëna hedh nga kati i 10 -të foshnjen, nuk do e besoni mrekullinë që ndodhi në Londër

loading...

loading...

Ngjarja tragjike në Londër, ku një ndërtesë e lartë u përfshi nga flakët, tronditi gjithë Anglinë. Raportime të shumta nga mediat angleze shkruajnë edhe për shpëtimin e një foshnje të vogël, e cila u hodh nga kati i 10-të i ndërtesës së lartë nga nëna e saj për t`i shpëtuar flakëve.

Fatmirësisht fëmija është kapur në tokë nga një prej njerëzve të turmës që e ka pushtuar me krahët e tij duke i shpëtuar jetën.

Mrekullia ndodhi ndërsa godina e Grenfell vijon të digjet nga flakët e deri tani është konfirmuar se 6 persona kanë humbur jetën.

Ndërsa mediat vendase shkruajnë se ka ende njerëz që qëndrojnë të pashpresë në dritaret e godinës së lartë në pritje të një ndihme nga zjarrfikësit.

Ata dëgjohen teksa bërtasin për ndihmë, në një kohë kur 10 katet e fundit të godinës vijojnë të digjen dhe ekziston rreziku që godina të shembet pasi flakët janë jashtë kontrollit.

loading...