Nëna fal përdhunuesin e së bijës

gjyqi5-1803(1)[1]

Një nënë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bë protagoniste e një akti të rrallë mëshire dhe humanizmi, duke falur në sallën e gjyqit përdhunuesin e vajzës së saj.

Akti i jashtëzakonshëm ndodhi ndërsa 16-vjeçari Ma’lik Richmond, shpërtheu në lot kur gjykatësi e shpalli fajtor për përdhunimin.

Ai iu afrua nënës së viktimës, duke i thënë: “Më vjen shumë shumë keq”. E përmalluar, ajo iu përgjigj: “E di, prandaj ke faljen time”.

 

Ndërkohë, edhe vetë viktima e përdhunimit, duket se i dha faljen e saj dy të panderhurve, Richmond dhe bashkëautorit të krimit, Trent Mays.

 

Ndonëse ajo nuk ishte e pranishme, prokurori i çështjes deklaroi në mediat amerikane: “Vajza dhe familja e saj janë shumë besimtarë. Ata po luten edhe për dy autorët e këtij krimi gjithashtu”.

 

Dyshja Richmond-Mays u shpall fajtore për përdhunimin dhe rrahjen brutale të një bashkëmoshatareje të tyre, identiteti i të cilës nuk u bë i njohur për shkak të moshës. Dënimi i tyre do të vendoset më vonë gjatë muajit.