Nëna e shqiptarit të vrarë nga shokët: Nuk i fal të dënohen përjetë


Dhimbja e madhe për humbjen e djalit të saj ka bërë që nëna e shqiptarit Ismail Luli, i vrarë nga shokët e tij shqiptarë, të kërkojë nga gjykata dënim maksimal për të dy të rinjtë.
Në një intervistë për TGCOM ajo thotë se djalit të saj iu ngrit një kurth nga shokët e tij, ku më pas e vranë në mënyrë barbare.

Duke folur nga vendi ku u vra djali i saj, nëna e Ismail Lulit shprehet se njëri prej vrasësve i ka shkruar një letër, por se ajo nuk do ta lexojë derisa ai të dënohet me burgim të përjetshëm.

“Djali im nuk është më në këtë botë, nuk më thërret më mama, nuk më puth më, nuk kthehet më në shtëpi, nuk ekziston më, e unë kërkoj që ata që e vranë të dënohen me burgim të përjetshëm, është e drejtë që të marrin këtë dënim. Kërkoj burgim të përjetshëm është minimumi i asaj që meritojnë!”, shprehet ajo plotë dhimbje.

17-vjeçari Ismaele Lulli (Ismail Luli) u vra në korrik të vitit të kaluar nga bashkëkombësit e tij, Meta e Meta. Ai ishte zhdukur prej dy ditësh në periferi të Pesarës dhe u gjet i masakruar.

Kufoma e tij u gjet në një kishë në lokalitetin e San Martino, jo shumë larg nga Urbino, ku adoleshenti jetonte së bashku me mamanë dhe motrën e vogël.

Igli Meta dhe Marjo Mema pranuan se krimin e kishin kryer për motive xhelozie. Ismail Lulli i kishte ngacmuar të dashurën Igli Metës, e cila më parë kishte qenë mikesha e tij. Viktima dhe dy shqiptarët ishin shokë klase.
v