“Nëna e puthi të vdekur, ia pa fytyrën me gjak”, flet kushërira e Aulonit

Me fjalë dhimbjen e shprehu vajza e tezës së Aulonit, Vesa Kamberi, e cila tha se buzëqeshja e Aulonit do të mbetet në zemër, e zëri i tij do t’i mbetet në kokë përgjithmonë.

Loni jem sonte flenë në dhe, krevati yt u met thatë, në vend që më të përcjell në shkollë si krejt moshatarët e tu, ne ty të përcjellim te varri vëllau jem. Je kanë në moshën më të mirë të jetës, në lule të rinisë të marrën jetën, ëndrra jote ishte me u bo fotograf, po ta morën ëndrrën e s’të lan me bo realitet
.
Ta morën shpirtin, e dritën e syve në mënyrën më të keqe, të bënë torturë vëllau jem.

Po tash ke me kanë i qetë afër Zotit. E ti që ia more jetën, qysh ndihesh tash?

A ke familje, a mendon qysh ndihet ajo nënë që e ka majtë nëntë muaj në bark, ka hjek me të tanë jetën? Ajo nënë që e puthi për së vdekuri, që fytyrën e ftoftë ia preku, ia pa fytyrën me gjak.

E ty që ia more jetën me duart tuaj, kurrë dritë me sytë e tu mos pafsh, kurrë mos u kënaqesh, drita jote kurrë mos ardhtë, e u kalbsh në burg!

Zanin tonë e kom në kry e të keshmen tane përgjithmonë në zemër”, tha Kamberi.