Nëna e mençur: Ia çau dhëmbin vajzës për t’ia shpëtuar jetën

loading...

Nëna e mençur: Ia çau dhëmbin vajzës për t

loading...

Derisa një pjesë e tunelit të toboganit ishte hapur, zonja Olcer, e cila kishte qenë ulur përballë, kishte vërejtur Zara-n, e cila me atë rast kishte rënë nga tobogani, me fytyrën poshtë dhe pa ndjenja.

Mendimi i shpejtë i nënës ia kishte shpëtuar jetën vajzës së saj, pasi ajo e kishte thyer qafën në një aksident tmerrues derisa ishin në pushime jashtë vendit. Adele Olcer, nga Rodherhami, kishte parë Zara-n, pesë vjeçe, e cila ishte rrëzuar nga prapa derisa ishte në një gomë të dyfishtë dhe po rrëshqiste me një shpejtësi të madhe, në Turqi. Nëna e dy fëmijëve më pas ishte detyruar ta shikonte vajzën e saj pa ndjenja. Ajo më pas mori Zara-n dhe ia kishte dalë ta kthente në një pozitë shëruese dhe t’ia hapte rrugët e frymë- marrjes duke ia thyer dhëmbin para se vajza të dërgohej me urgjencë në spital,transmeton gazeta Kosova Sot.

Vajza mund të paralizohej

Mjekët kanë thënë se Zara kishte gjasa të paralizohej – porse asaj i ishin dashur tre javë t’i kalonte në spital, para se përfundimisht të kthehej në shtëpinë e saj në Mbretërinë e Bashkuar. Zonja Olcer, 41 vjeçe, ka thënë: ‘Reagimi im primar ishte se ajo kishte vdekur – e kam kthyer dhe e pashë se sytë e saj u hapën. Mendova se kjo ishte e tëra. Ajo nuk po merrte frymë dhe nofulla e saj ishte bllokuar’. Derisa një pjesë e tunelit të toboganit ishte hapur, zonja Olcer, e cila kishte qenë ulur përballë, kishte vërejtur Zara-n, e cila me atë rast kishte rënë nga tobogani, me fytyrën poshtë dhe pa ndjenja.

Babai dhe motra e Zara-s ishin plot panik dhe po vraponin në drejtim të saj. Zonja Olcer, së bashku me disa punëtorë, ishin në aksion dhe ishte dashur ta shtynin një nga dhëmbët e Zaras, për t’i ndihmuar në hapjen e gojës, pasi nofulla e saj ishte bllokuar, mbyllur. Më pas ajo kishte qenë në gjendje ta lëvizë gjuhën e saj dhe të pastronte fytin. Duke e përshkruar përvojën e hidhur, ajo ka thënë: ‘Po e shikoja ngjarjen dhe po bërtitja, po tentoja të largohem nga aty, por uji ishte shumë i fuqishëm dhe nuk mund të bëja gjë, kështu që mu desh të prisja derisa erdhëm në fund. Më pas dëgjova frymën e saj dhe e vendosa në një pozitë derisa kishte arritur ambulanca. Dikur kisha bërë një kurs të ndihmës së parë para se të shkonim në pushim, e kjo më ka ndihmuar që të mbetem e qetë’.

Zara kishte qëndruar për tri javë në spital

Zara kishte thyer eshtrat në qafën dhe në kafkë, ka thyer dorën në dy vende. Zonja Olcer thotë: ‘Ishte e tmerrshme, nuk mundem të filloj dhe të tregoj se çfarë po më sillej nëpër mend. Mjekët kanë bërë pak derisa e kuptuan se ishim të siguruar. Natyrisht, ato dokumente kurrë s’i mbajmë me vete, kështu që u desh gjysmë orë, përmes porosive elektronike që ta dëshmojmë se ishim të siguruar’. Zara kishte qëndruar për tre javë në spital. Miqtë e të atit të saj, Firatit, kishin grumbulluar rreth 3.000 euro, për t’i mbuluar shpenzimet e prindërve për t’i qëndruar vajzës pranë. Ata janë kthyer në Mbretërinë e Bashkuar pas tri javësh.

Adele Olcer, Rotherham, South Yorkshire, saw Zara (pictured in hospital), five, fall backwards out of a double rubber ring on a high-speed slide in TurkeyAdele Olcer, Rotherham, South Yorkshire, saw Zara (pictured in hospital), five, fall backwards out of a double rubber ring on a high-speed slide in TurkeyDoctors said Zara (pictured in hospital) could have been paralyzed - but she spent three weeks in hospital before returning back to the UK to make a full recoveryMs Olcer (left) grabbed Zara and managed to get her in the recovery position and clear her airways by cracking her tooth before the youngster was rushed to hospital

loading...