Nëna e la gjarprin ta “thumbonte” vajzën e saj 1-vjeçare (Video)

loading...

loading...

Një grua nga Florida është nën hetim pasi duket se ka postuar një video në Facebook duke treguar një gjarpër të kuq që e “thumbon” vajzën e saj 1-vjeçare.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, gruaja ka thënë se nuk ndjen keqardhje për “prezantimin” e vajzës së saj me gjarprin, të cilin ajo e gjeti në shtegun e rrugës së shtëpisë së saj.

Gruaja, e cila nuk është identifikuar sepse nuk është akuzuar, thotë se “njerëzit janë shumë të ndjeshëm”. Ajo tanimë ka fshirë videon e postuar Facebook.

Sipas saj, gjarpri e kishte “thumbuar” atë dhe djalin e saj disa herë dhe “nuk kanë lënë ndonjë shenjë”.

Ajo vlerëson se kjo ishte një mundësi e mirë për të “prezantuar” vajzën me gjarpërin pa u lënduar.

Gruaja nga Florida mendon se është e rëndësishme t’u mësohet fëmijëve se si të merren me kafshë të egra dhe çfarë të shmangin.

Shiko videon me poshte

Video Link

loading...