Nëna e foshnjës të gjetur në tubat e ujërave të zeza: Më rrëshqiti nga dora (video)

Image f1_29kina1369822437-300x175.jpg

Ishte vetë nëna kineze e foshnjës së porsalindur, e cila u nxor nga një gyp i kanalizimit, ajo që i kishte alarmuar shërbimet e shpëtimit duke qenë e pranishme gjatë përpjekjeve dyorëshe për shpëtimin e foshnjës, por nuk kishte pranuar se ajo e kishte lindur foshnjën, derisa ishte ballafaquar me policinë. Gazeta “Dushikuaibao” shkruan se policia kishte filluar të dyshojë kur kishte gjetur lodra dhe letër tualeti të gjakosur në dhomën e marrë me qira nga gruaja 22-vjeçare në një ndërtesë në lindje të Kinës, në të cilën ishte gjendur foshnja të shtunën.Ajo i kishte thënë policisë se nuk kishte para për të kryer abort dhe se e kishte lindur foshnjën në fshehtësi të shtunën pasdite në banjo. Ajo ka thënë se ishte përpjekur ta kap foshnjën, por ajo kishte rënë në bidenë e tualetit dhe ka rrëshqitur në gypin e kanalizimit. Menjëherë 22-vjeçarja kishte alarmuar pronaren e banesës, por ai nuk kishte mundur ta nxjerr foshnjën nga gypi, transmetojnë mediat kineze./LajmeOnline.EU/